image Biden dhe Erdogan diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës

Botë

Biden dhe Erdogan diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës

news image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan diskutuan për “shqetësimin e tyre të përbashkët”, pushtimin rus të Ukrainës.

Përmes një njoftimi për shtyp, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy presidentët përmes një telefonatë që kanë pasur, ripohuan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Biden vlerësoi përpjekjet e Turqisë për të mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se telefonata zgjati rreth një orë.

/GazetaSinjali/