image Tahiri: Ramushi nuk i shkon dikujt në ora 1 të natës t’i kërkojë votë

Kosovë

Tahiri: Ramushi nuk i shkon dikujt në ora 1 të natës t’i kërkojë votë

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovë, Besnik Tahiri ka mohuar se Ramush Haradinaj ka qenë në ora një të natës në shtëpinë e deputetit të NISMA-s, Haxhi Shalës.

Tahiri ka theksuar se i beson liderit të AAK-së, duke mos komentuar më shumë këtë ngjarje.

“Me sa e njoh unë Ramush Haradinajn, ai nuk e bënë një gjë të tillë që të shkojë në ora 1 të natës e të kërkojë votë. Unë i besoj fjalës së Ramush Haradinajt, tha Tahiri.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë mbrëmë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë shkuar bashkë në shtëpinë e tij për ta kërkuar votën e tij për formimin e qeverisë Hoti.

“Për numrat ka folur zoti Haradinaj. Komplet bisedën e ka udhëhequr Haradinaj. Thaçi vetëm më ka thënë shko në Parlement dhe mos u ndajë nga shokët”, kishte thënë Shala.