image Besnik Tahiri: Qeveria ka dështuar totalisht në planin operacional të vaksinimit

Politikë

Besnik Tahiri: Qeveria ka dështuar totalisht në planin operacional të vaksinimit

news image

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës së sotme parlamentare ka thënë se qeveria ka dështuar totalisht në planin operacional të vaksinimit të qytetarëve dhe e ka nënvlerësuar situatën, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qeveria ka dështuar totalisht në vetëdijesimin dhe edukimin në planin operacional të vaksinimit në masë të qytetarëve, e ka nënvlerësuar situatën duke u thirr në rezultatet e rënies së numrave”, tha Tahiri.

Tahiri ftoi qeverinë që me urgjencë t’i merr veprimet e vaksinimit në masë dhe të fuqizimit të qendrave të mjekësisë familjare në të gjitha komunat e Kosovës.

“E ftojmë qeverinë që me urgjencë t’i merr veprimet e vaksinimit në masë dhe të fuqizimit të qendrave të mjekësisë familjare në gjitha komunat, të gjitha qendrat ku ndodh vaksinimi, që të ndodhë sa më shpejt dhe sa më shumë”, tha Besnik Tahiri. /GazetaSinjali/