image Besnik Tahiri: Lista serbe siç ka hyrë në koalicion edhe mund të dalë

Kosovë

Besnik Tahiri: Lista serbe siç ka hyrë në koalicion edhe mund të dalë

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka folur për mundësinë e daljes nga koalicioni i Listës Serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri ka thënë se këto paralajmërime janë kryesisht në diskursin publik por që nuk ka diçka zyrtare, teksa ka shtuar se ashtu siç kanë hyrë edhe mund të dalin.

“Qeveria është duke e bërë punën e vet, ndërsa vendimi i partive politike gjithmonë është vendimi tyre, ashtu siç kanë hyrë munden edhe me dalë por nuk di që ka ndonjë arsye. Nuk ka pasur ndonjë komunikim me qeverinë dhe përderisa nuk ka pas nuk mundem me komentu ma shumë”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Sinjali/