image Besimtarët kanë jetën seksuale më të mirë se ata që e bëjnë atë pa obligim dhe me shumë njerëz

Fakte

Besimtarët kanë jetën seksuale më të mirë se ata që e bëjnë atë pa obligim dhe me shumë njerëz

news image

Studiuesit kanë zbuluar se seksi i përkohshëm me partnerë të shumtë në fakt ul kënaqësinë seksuale me kalimin e kohës.

Ekspertët e Universitetit Exter kanë shfrytëzuar të dhënat e 15.000 burrave dhe grave të moshës nga 18 deri në 59 vjeç nga Hulumtimet Kombëtare Britanike të Qëndrimeve seksuale.

Meqenëse është pak e besueshme që njerëzit religjiozë të praktikojnë seks të përkohshëm, është më se e besueshme që do të kenë seks vetëm në lidhje dashurie, kjo mund të çojë deri te pritshmëri të ulëta të aktivitetit seksual jashtë bashkësisë formale – ka thënë autori i studimit dr. Vegard Skirbekk.

Ai ka thënë se gjithashtu është “rritur kënaqësia me jetën e tyre seksuale në përgjithësi”.

Derisa kënaqësia në fillim është shtuar me shpeshtësinë e seksit, ajo bie me numrin e lartë të shanseve për seks. Seksi i tepërt mund të çojë deri te kënaqësia e ulët, komentoi bashkautori Dr. Nitzan Peri-Rotem.

Studimi, i botuar në Journal of Sex Research, shqyrtoi gjithashtu të rriturit e arsimuar që kryenin më pak seks dhe ishin më pak të kënaqur në krahasim me ata me më pak arsim.

Gjithashtu, është mirë të theksohet se seksi i rregullt forcon shëndetin tuaj po aq sa heqja dorë nga pijet dhe cigaret. Hulumtimet e reja kanë treguar se të bësh dashuri dy herë në javë zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër, raporton telegrafi.

Ne vlerësojmë se 20 minuta aktivitet seksual tek një mashkull është e barabartë me ecjen 1.5 km, që është një sasi e arsyeshme përpjekjesh fizike nëse e bëni atë mjaft shpesh – tha Geoffrey Hackett, profesor i shëndetit të burrave në Universitetin Aston në Birmingham

/GazetaSinjali/