image Besimtarët iu kthehen kishave dhe xhamive

Sociale

Besimtarët iu kthehen kishave dhe xhamive

news image

Pas më shumë se dy muajve, me vendimin e ri të Qeverisë, sot janë hapur xhamitë dhe kishat në tërë vendin.

Besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Në hyrje të Xhamisë së Madhe në Prishtinë janë vendosur dezinfektues, e rekomandime që tregojnë se besimtarët myslimanë duhet të jenë të pajisur me maska.

Gjithashtu ata që kanë ardhur të falin Namazin e Drekës po mbajnë distancën sociale prej dy metrave.

Besimtarët myslimanë do të mund që pesë kohët e namazit dhe të xhumasë t’i falin nëpër xhami.

Bashkësia Islame e Kosovës rekomandon besimtarët që gjatë prezencës në xhami të vazhdojnë t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit, i cili edhe më tej vazhdon të jetë prezent në Kosovë. /Gazeta Sinjali/