image Besfort Bunjaku triumfoi në garën e fundit

Sport/ Besfort Bunjaku triumfoi në garën e fundit

news image

Besfort Bunjaku i AK Ferizajt me Opel Astra ka triumfuar në garën e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm. Bunjaku ka fituar të dielën në diciplinën auto sllallom dhe në mënyrën më të mirë e ka mbyllur këtë kampionat.

“Jam i kënaqur me fitoren e sotme dhe me kampionatin në përgjithësi. Në veçanti më vjen mirë që sot fitova në qytetin tim, ku nuk me ka munguar asnjëherë përkrahja. Dua ta falënderoj në veçanti sponsorin tim Prim Oil. Besoj që edhe në kampionatin e ardhshëm të vazhdoj me rezultate të mira”, ka thënë Bunjaku pas fitores.

Në garën e sotme ai pati kohën prej 02:46.51 minuta. Pozita e dytë i takoi Leutrim Bytyqit po ashtu i Ferizajt, i cili me Renault RS apti kohë prej 02:47.052 minuta, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Lëndrim Dognin e Auto Klubit Prizreni D&G. Ai u paraqit me Peugeot 106 dhe në cak arriti për kohën 02.48.540 minuta.

Në konkurrencën ekipore e para doli Prishtina RT, në pozitën e dytë u rendit Ferizaj, ndërsa në të tretën Prizreni D&G./Gazeta Sinjali/