image Bërnabiq: Nuk e kuptoj pse Kurti nuk e konsideron prioritet themelor dialogun me Serbinë

Rajon

Bërnabiq: Nuk e kuptoj pse Kurti nuk e konsideron prioritet themelor dialogun me Serbinë

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vetëm përmes dialogut dhe kompromisit mund të arrihet një zgjidhje e përhershme lidhur me Kosovën  dhe “pa këtë nuk ka stabilitet as investime”, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryeministrja serbe, siç transmetojnë mediat serbe, duke folur në Forumin Ekonomik Delphi në Athinë vuri në dukje se Marrëveshja e Prespës është një shembull për Serbinë dhe Kosovën.

Bërnabiq deklaroi se nuk e kupton se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e konsideron dialogun me Serbinë prioritet kryesor për Kosovën.

“Beogradi është duke pritur për vazhdimin e dialogut, por ‘topi është në anën e Prishtinës’”, tha Bërnabiq, duke shpresuar se konfirmimi i datës së re të takimit [Kurti-Vuçiq në Bruksel] do të mbërrijë së shpejti.

“Dialogu është shumë i vështirë, i cili ka nevojë për liderë të guximshëm, por është mënyra e vetme për të ecur përpara. Sa më shpejt të vazhdojmë dialogun, aq më mirë për të gjithë në rajon”, tha Bërnabiq.

“Unë e di që prosperiteti i vendit tim është i pamundur pa prosperitetin e të gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse për mua, si kryeministre e Serbisë, përparimi i të gjithëve në rajon është po aq i rëndësishëm sa edhe përparimi i vendit tim“, tha ajo. /Gazeta Sinjali/