image Berisha: Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik”

Kosovë

Politikë/ Berisha: Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik”

news image

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar këtë kusht.

“Sipas burimeve 100%  të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Ramës i premtoi Vuçiç se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë”ka thënë Berisha në emisionin “Tempora” në RTV Ora. /Gazeta Sinjali/