image Berisha: Protesta ka skenarin e vet, ndalet vetëm kur të realizojë qëllimin

Shqipëri

Berisha: Protesta ka skenarin e vet, ndalet vetëm kur të realizojë qëllimin

news image

Protesta e sotme e opozitës shqiptare ka për qëllim shkarkimin e Ramës nga pushteti.

Kështu tha kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit pak orë para protestës, ndërsa i ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në të.

“Protesta gjithmonë ka skenarin e vet. E rëndësishme është të japim mesazhin se shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë regjim. Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti. Protesta ndalet vetëm atëherë kur të realizojnë qëllimin e tyre madhor, largimin e Edi Ramës”, tha Berisha.

Ndryshe protesta pritet të mbahet sot nga ora 19:00 për çka forcat e rendit kanë barrikaduar tashmë kryeministrinë.

/GazetaSinjali/