image Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë

Shqipëri

Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi një rezolutë të njerëzve me qëndrim të dyfishtë atë të mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Qeveria, sipas tij nuk ka guxim të flasë për gjenocidin serb në Kosovë, pasi po përpiqet të fshehë presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviqin dhe sivëllaun e Ramës, Vuçiq. Në gjithë mediat e botës ekziston deklarata në Parlament por dhe në Bosnje e Vuçiqit cili zotohet se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë. Vuçiq ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga. Ju jo që s’guxoni të kërkoni gjykimin e tij në Hagë dhe dënimin për gjenocid, por bëni gjithçka për ta kufizuar në Bosnjë. Pse bëni strucin ju? Çfarë ju shtyn mos jeni të hapur dhe ta dënoni me gjithë shpirt e zemër masakrën më të madhe që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore që ka njohur Evropa. Çfarë ju shtyn ju të fusni një frazë që është akt-akuzë shumë e rëndë për ju ku flisni për vrasje në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë? Ç’është ky kapitulli, ky nënshtrim i juaji”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/