image Beogradi stolis rrugët për Abazoviqin, thotë se Serbia dhe Mali i Zi janë shtete vëllazërore

Rajon

Beogradi stolis rrugët për Abazoviqin, thotë se Serbia dhe Mali i Zi janë shtete vëllazërore

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ndodhet në Beograd për vizitë zyrtare.

Me të filluar vizitën e tij, ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia serbe, Ana Brnabiq.

Në orët e pasdites, Abazoviq ka publikuar një video ku shihen rrugët e Beogradit të veshura me flamuj serbë e malazezë krah njëri-tjetrin.

Serbinë e Malin e Zi, Abazoviq, i ka quajtur shtete vëllazërore.

“Beogradi sot është stolisur me flamujt e dy shteteve vëllazërore. Faleminderit mikpritësve për një pritje të mrekullueshme! Ne po kthejmë një faqe të re – po tregojmë se të dy vendet mund ta bëjnë më ndryshe dhe më mirë”, ka shkruar Abazoviq.

Dritan Abazoviq e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.

Madje, ai kishte thënë se fakti që vizita e tij e parë në rajon do të jetë në Beograd tregon se po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve. 

/GazetaSinjali/