image Beniada Nishani habit me fjalët për performancën e Kledit në ‘Dancing with the Stars”

Bota e Yjeve

Beniada Nishani habit me fjalët për performancën e Kledit në ‘Dancing with the Stars”

news image

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun.

Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë atje dhe ta fillojë karrierën e saj.

Beniada ka qenë e ftuar javën e kaluar në spektaklin “Dancing wiht the Stars” e të premten na ka treguar se e ka parë nga shtëpia.

Kledi Kadiu realizoi një kërcim gjatë spektaklit, ku siç e dinë të gjithë tashmë është edhe kryetar jurie. Mesa duket Beniadës i ka pëlqyer shumë performanca e Kledit dhe nuk ka ngurruar të shkruajë disa fjalë vlerësuese për të.

/GazetaSinjali/