image Bënë për spital dy persona në Deçan, arrestohen të dyshuarit që u arratisën nga vendi i ngjarjes

Siguri

Bënë për spital dy persona në Deçan, arrestohen të dyshuarit që u arratisën nga vendi i ngjarjes

news image

Pas një pune hetimore të Policisë është arritur që të arrestohen dy personat e dyshuar për sulmin fizik ndaj dy të rinjve në Strellc të Deçanit që ndodhi mbrëmjen e së premtes, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit ishin arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke bërë që Policia të vihet në kërkim të tyre. I dyshuari i parë ishte kapur ditën e nesërme, ndërsa i dyshuari i dytë u arrestua 5 ditë më vonë.

Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një 22-vjeçar dhe një person të mitur. 22-vjeçari si pasojë e lëndimeve të rënda është dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, e më pas ishte transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Pejës. Ndërsa i mituri pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

/GazetaSinjali/