image Haxhiu akuzon për vjedhjen e 200 mijë eurove në Thesar, ministri Murati jep sqarime

Politikë

Haxhiu akuzon për vjedhjen e 200 mijë eurove në Thesar, ministri Murati jep sqarime

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se para një muaji, ka ndodhur një vjedhje tjetër në Thesarin e Shtetit.

Haxhiu e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se e ka fshehur këtë rast.

Ai e ka pyetur ministrin Murati se pse është fshehur ky rast.

“A ka ndodhur një muaj më parë një vjedhje e ngjashme në thesarin e shtetit prej 200 mijë euro. A janë paguar një kompanie 200 mijë euro edhe pse është mbajtur fshehtë. 2.1 milionëshi nuk është mbajtur fshehur, por e ka marrë vesh krejt bota. Por pse këto 200 mijë euro duhet të mbahen fshehur dhe a ka kallëzime  penale për zyrtarët e thesarit që kësaj kompanie ia kanë qitur 200 mijë euro”, tha deputeti Haxhiu.

Ndëkaq, ministri Murati në kundërpërgjigjen e tij e akuzoi për shpifje deputetin Haxhiu, derisa e sqaroi rastin.

Ministri Murati ka njoftuar se është mbajtur konferencë lidhur me këtë rast.

“Një rast i pagesës së dyfishtë për shkak të sistemit ka ndodhur nga një organizatë buxhetore, e cila ka qenë e paligjshme. S’ka ndodhur në Ministri të Financave, ka ndodhur nga një organizatë buxhetore tjetër, jo përmes thesarit. Ne si Ministri e Financave kemi marrë gjitha masat, gjitha mjetet janë kthyer deri në centin e fundit, rasti është në prokurori. Nuk është fshehur, kemi pasur konferencë për medie lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Murati./GazetaSinjali/