image Behgjet Pacolli reagon pas arritjes së marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së

Kosovë

Marrëveshja/ Behgjet Pacolli reagon pas arritjes së marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ku i ka përgëzuar dy partitë për arritjen e marrëveshjes për të udhëhequr qeverinë.

Kryetari i AKR-së ka theksuar se VV dhe LDK kanë bërë punë të palodhshme deri në arritjen e marrëveshjes.

“Pergëzoi VV dhe LDK për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka kujtuar që Kosovën ende e presin punë dhe sfida të mëdha, por i ka uruar dy partitë e koalicionit për krijimin e qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/

Përgëzoi VV dhe LDK për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm. Kosovën e presin shumë punë dhe sfida…Urime e punë të mbarë!

Posted by Behgjet Pacolli on Sunday, February 2, 2020