image Bëhen “copash” mes vete në Vetëvendosje-Aktivisti i dorëhequr denoncon Besnik Bislimin

Politikë

Bëhen “copash” mes vete në Vetëvendosje-Aktivisti i dorëhequr denoncon Besnik Bislimin

news image

Blerim Saramati, të shtunën dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, duke publikuar në Facebook shumë arsye që e bënë atë ta lë këtë subjekt politik pas shumë vitesh.

Në T7, Saramati përmendi këto arsye, ndërsa theksoi një rast kur tani zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sipas tij, e kishte akuzuar një aktivist se kishte shkuar i përgatitur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Bile-bile, kryetari i një pikës, një fshati, të Vërmicës, gjatë fjalës së tij në Këshill të Përgjithshëm, akuzohet se ka ardhur i përgatitur. Do të thotë, sipas tyre, aktivisti duhet të vijë i papërgatitur, vetëm për të duartrokitur. Në këtë rast e ka akuzuar Besnik Bislimi. I ka thënë ‘ju zotëri keni ardhur këtu i përgatitur’”, tha ai.

Saramati tha se ky nuk ka qenë rasti i vetëm i tillë.

Ai e ka kritikuar ish-kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe kryetarin e degës së LVV-së në Prizren, deputetin Artan Abrashi se me një grup të ngushtë kishin lidhur koalicion me partitë tjera në Prizren pa i pyetur aktivistët.

/GazetaSinjali/