COVID-19
Të infektuar
68.351Të shëruar
59.438Të vdekur
1.592Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho duket se nuk ka lidhje të mira me ish-lojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, transmeton Sporti në Sinjali.
Dyshja bashkëpunuan te Real Madrid, ku portugezi shkëlqeu nën urdhrat e tij duke fituar shumë trofe, pos Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, së fundmi, Mourinho përmendi emrat e tre lojtarëve më të mirë në histori, por ndër ta nuk ishte Ronaldo.
“Për mua tre lojtarët më të mirë në histori janë Messi, Pele dhe Maradona”, tha ai. /Sporti në Sinjali/