image Befasi, KF Arbëria transferon ish-futbollistin e SC Gjilanit

Futboll

Befasi, KF Arbëria transferon ish-futbollistin e SC Gjilanit

news image

Ekipi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës ka filluar të zyrtarizojë ardhjet e reja në klub.

Para pak minutave, klubi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, e ka zyrtarizuar futbollistin e njohur, Gëzim Rusin.

Në faqen zyrtare të KF Arbërisë i uruan mirëseardhje futbollistit ferizajas.

Gëzim Rusi ishte pjesë e Trepçës ’89 edicionin e fundit, por ai poashtu kishte mbrojtur ngjyrat e SC Gjilanit më herët.

Dje, Arbëria zyrtarizoi transferimin e Arbër Pirës dhe Aladin Dakovac./Gazeta Sinjali/