image Bebe Rexha heq dorë nga rrjetet sociale, pas debatit me babain

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha heq dorë nga rrjetet sociale, pas debatit me babain

news image

Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në skenën e muzikës botërore.

Artistja përveç zërit karakteristik që ka, njihet edhe për linjat trupore që nuk heziton t’i shfaq në rrjetet sociale, transmeton Sinjali.

Siç duket pikërisht këto fotografi dhe video provokative kanë qenë “mollë sherri” për artisten, pasi që babai i saj i ka thënë që po turpërohet nga ato se çka poston.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja së fundmi në një intervistë të dhënë për “Daily Star”.

Unë dhe babai im kemi marrëdhënie të mira dhe më të forta se kurrë. Ai thjesht kujdeset për vajzën e tij. Por, unë i thashë atëherë baba nuk duhet ta mbaj më Instagramin.”, citohet të ketë thënë Bebe Rexha.

Kujtojmë që “Harder” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Jax Jones. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi tetë milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/