image BE-ja rezervon për shtetet e saj anëtare 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus

Evropë

BE-ja rezervon për shtetet e saj anëtare 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus

news image

Bashkimi Evropian ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez, Sanofi për 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus.

Marrëveshja e negociuar nga Komisioni Evropian do t’iu mundësojë 27 vendeve anëtare të BE-së që ta blejnë vakësinën, pas vërtetimit të saj.

Marrëveshja në fjalë u arritë pikërisht në ditën kur Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se do t’iu ofrojë 2.1 miliardë dollarë kompanive Sanofi dhe GSK, për zhvillim të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi./Gazeta Sinjali/