image BE-ja kërkon nga Mali i Zi emërimin e Ministrit të ri të Drejtësisë

Rajon

BE-ja kërkon nga Mali i Zi emërimin e Ministrit të ri të Drejtësisë

news image

Bashkimi Evropian pret që Qeveria e Malit të Zi të emërojë në një periudhë sa më të shkurtë Ministrin e ri të Drejtësisë pas shkarkimit të Vladimir Leposaviqit, i cili në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë mohoi gjenocidin që kishte ndodhur në Srebrenicë ku u vranë mbi 8 mijë burra mysliman nga forcat e ushtarake të serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna Pisonero Hernandes, ka deklaruar se ata janë në pritje të emërimit të ministrit të ri me të cilin do të bashkëpunojnë në fushat e respektimit të rendit dhe të ligjit.

Jemi në dijeni për shkarkimin e Ministritë të Drejtësisë nga Parlamenti i Malit të Zi në lidhje me komentet për Srebrenicën. Siç kemi thënë më herët Bashkimi Evropian nuk e pranon dhe dënon mohimin, relativizmin apo keqinterpretimin e gjenocidit i cili ka ndodhur në Srebrenicë” ka thënë ajo.

Ajo ka thënë për mediat malazeze se çdo vend i cili aspiron të jetë pjesë e BE-së duhet të promovojë vlerat e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe krijimin e kushteve për drejtësi të qëndrueshme/Gazeta Sinjali/