image BE i “frikësohet” kryeministrit të ardhshëm britanik

Botë

BE i “frikësohet” kryeministrit të ardhshëm britanik

news image

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel po shohin me interes të madh por aspak të kënaqur  shpërbërjen e qeverisë së Boris Johnson, pavarësisht se kryeministri nuk është një person popullor në selinë e BE-së.

Por, duke lënë mënjanë të kaluarën, ekziston edhe mosmarrëveshja aktuale rreth mënyrës se si do të menaxhohet traktati që rregullon marrëveshjet tregtare pas Brexit për Irlandën e Veriut.

Pra, ndërsa shumicës së BE-së nuk do t’i mungojë Johnson, ata gjithashtu janë të frikësuar se në pushtet mund të vijë dikush që mund të ishte “madje edhe më i keq” se ky i fundit, shkruan BBC.

Sekretari britanik i biznesit Kwasi Kwarteng i është bashkuar thirrjeve për përfundimin e shpejtë të mandatit të Boris Johnson – në vend që të qëndrojë  në pushtet deri në tetor.

“Çfarë gjendje dëshpëruese. Kaq shumë dëme të panevojshme të shkaktuara. Tani kemi nevojë për një udhëheqës të ri sa më shpejt të jetë e mundur. Dikush që mund të rikthejë besimin, të shërojë vendin dhe të përcaktojë një qasje të re, të arsyeshme dhe të qëndrueshme ekonomike për të ndihmuar familjet,” tha ai.

Një numër në rritje i deputetëve konservatorë thanë se Johnson duhet të tërhiqet tani dhe të lërë dikë tjetër të marrë drejtimin e vendit.

/GazetaSinjali/