image BE arrin marrëveshje për reduktimin e kërkesës për gaz natyror me 15%

Evropë

BE arrin marrëveshje për reduktimin e kërkesës për gaz natyror me 15%

news image

Këshilli i Ministrave të BE-së arriti sot një marrëveshje politike lidhur me propozimin për zgjatjen e objektivit vullnetar për uljen e kërkesës për gaz nga vendet anëtare me 15% për një vit.

Rregullorja ruan mundësinë që Këshilli të bëjë një “lajmërim të BE-së” për sigurinë e furnizimit, me ç’rast reduktimi i kërkesës për gaz natyror do të bëhet i detyrueshëm.

“BE nuk ka dalë plotësisht nga kriza energjetike dhe Rusia vazhdon ta përdorë energjinë si armë. Shtetet anëtare të BE-së duhet të solidarizohen dhe të përgatiten për dimrin e ardhshëm. Konsumi total i gazit në BE ka rënë me 19.3% midis gushtit 2022 dhe janarit 2023.

“Reduktimi i kërkesës për gaz natyror na ka lejuar të mbushim depot tona, të mbajmë çmimet të ulëta dhe të sigurojmë më shumë furnizime me energji,” vuri në dukje ministrja suedeze e Energjisë, Ndërmarrjeve dhe Industrisë, Ebba Busch.

Rregullorja e re vendos një objektiv vullnetar për shtetet anëtare për të reduktuar konsumin e tyre të gazit natyror me 15% midis 1 prillit 2023 dhe 31 marsit 2024, krahasuar me konsumin mesatar të tyre në periudhën midis 1 prillit 2017 dhe 31 marsit 2022.

Shtetet anëtare mund të zgjedhin masat që duan të përdorin për të arritur objektivin.

Përveç kësaj, Shtetet Anëtare ranë dakord të ndryshojnë rregullat e raportimit.

Shtetet Anëtare do të vazhdojnë të raportojnë të dhëna për kursimet e arritura, të paktën çdo dy muaj, me mundësinë e raportimit të mëhershëm.

Nëse kërkon Unioni, ata do të raportojnë të dhënat çdo muaj.

Shtetet Anëtare, nëse dëshirojnë, mund të raportojnë ndarjen e konsumit të energjisë sipas sektorëve.

/GazetaSinjali/