image BBC shkruan për aksionin në Karaçevë

Botë

BBC shkruan për aksionin në Karaçevë

news image

Transmetuesi publik britanik BBC, ka raportuar për aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua gjatë të premtës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Në artikullin kushtuar kësaj ngjarje përmendet arrestimi i të paktën 10 policëve.

“Policë të Kosovës arrestohen në aksionin që goditi kazinotë ilegale. Të paktën 10 policë janë arrestuar gjatë aksionit që mbylli shumë kazino që vepronin jashtëligjshëm”.

Tutje në artikull thuhet se ky operacion është njëri nga më të mëdhenjtë të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë, duke përmenduar faktin se janë ndaluar aktivitetet e lojërave të fatit në vendin tonë.

“Kosova i ka ndaluar të gjitha lojërat e fatit vitin e kaluar, si përpjekje për ta goditur krimin”.

Në shkrim po ashtu theksohet se para se të ndalohej aktiviteti i lojërave të fatit, ishin mbyllur më shumë se 500 kazino dhe bastore të tjera, si ato sportive.

Në aksionin e zhvilluar në Karaçevë janë arrestuar gjithsej 35 persona, prej tyre 12 policë.

Artikullin e plotë mund ta gjeniKËTU./Gazeta Sinjali/