image Bayerni ngjitet në krye pas rikthimit spektakolar ndaj Dortmundit

Futboll

Bayerni ngjitet në krye pas rikthimit spektakolar ndaj Dortmundit

news image

Bayerni i Munichut ka arritur të fitojë me rikthim spektakolar 4-2 ndaj Dortmundit në “Allianz Arena”, shkruan Sinjali Sport.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar hetrik.

Haaland i dha epërsinë e dyfishtë mysafirëve pas vetëm nëntë minutave lojë, para se Lewandowski të barazonte me golat e shënuar në minutën 26 dhe 44.

Goretzka e kompletoi rikthimin e bavarezëve në minutën 88 para se Lewandowski të kompletonte hetrikun.

Me këtë fitore Bayern ringjitet në pozitën e parë me 55 pikë, 16 më shumë se Dortmundi në pozitën e gjashtë. /Gazeta Sinjali Sporti/