image Basketbollistja e famshme amerikane dënohet me 9 vite burg nga një Gjykatë në Moskë

Basketboll

Basketbollistja e famshme amerikane dënohet me 9 vite burg nga një Gjykatë në Moskë

news image

Basketbollistja e famshme e “WNBA”, Brittney Griner është shpallur fajtore për posedim dhe kontrabandë droge në një gjykatë ruse jashtë Moskës.

Si rrjedhojë e kësaj, Griner është dënuar me nëntë vjet burg.

Kur iu dha mundësia për të folur gjatë seancës dëgjimore të së enjtes, Griner, 31 vjeç, me zërin e saj të dridhur pranoi “gabimin” e saj dhe u lut për butësi.

“Dua që gjykata të kuptojë se ky ishte një gabim i sinqertë që bëra ndërsa nxitoja, nën stres, duke u përpjekur të shërohesha nga COVID dhe thjesht duke u përpjekur të kthehesha te ekipi im,”

Kohëzgjatja e vërtetë e ndalimit të saj do të përcaktohet nga negociatat për një shkëmbim të të burgosurve midis SHBA-së dhe Rusisë.

/GazetaSinjaliSport/