image Basketbollisti kosovar: Të luash për Kosovën është ndjenjë e papërshkruar

Basketboll

Basketbollisti kosovar: Të luash për Kosovën është ndjenjë e papërshkruar

news image

Basketbollistët kosovar po arrijnë që të tregojnë veten edhe në arenën ndërkombëtare.

Një nga këta basketbollist që po arrin mjaftë suksese është edhe Bleron Istogu, i cili është pjesë e skuadrës sllovene Grosuplje, shkruan Gazeta Sinjali.

Istogu përmes një video mesazhi për FBK-ën, tha që është ndjenjë e papërshkruar që të luash për Kosovën.

“Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkruar, sepse përfaqëson shtetin dhe jep maksimumin”, tha basketbollisti.

Po ashtu ai edhe kërkoi nga basketbollistët e tjerë që të mbajnë formën e tyre fizike pavarësisht pandemisë.

/Gazeta Sinjali/