image Bashkëpronari i diskotekës ‘Lit’: Nuk mbajmë përgjegjësi çka ndodh në parking te kojshia

Siguri

Bashkëpronari i diskotekës ‘Lit’: Nuk mbajmë përgjegjësi çka ndodh në parking te kojshia

news image

Diskoteka ‘Lit’ e sapo hapur në kryeqytet që disa herë ka qenë lajm në media për shkak të incidenteve të ndodhura brenda dy javësh në afërsi të lokalit, ku disa persona kanë shtënë me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar për të dyja rastet kur kanë ndodhur gjuajtjet me armë zjarri, gjë e cila ka bërë që të reagojë edhe njëri nga pronarët e diskotekës.

Artan Biba ka thënë për Sinjalin se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në parkingun e lokalit ngjitur, e jo në diskotekë. Biba është shprehur se nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh në parkingun e fqinjit të tyre.

Hala s’ka ndodh 1 problem ma i vogli në ‘Lit’ e na nuk mbajmë përgjegjësi se çka ndodh parking te kojshia”, tha ai për Sinjalin.

Madje për këtë rast, Biba është intervistuar, i cili ka dëshmuar para Policisë për detajet e ngjarjes.

Pas grumbullimit të informacioneve të para, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/