image Bashkëjetoi me një femër nën moshën 16 vjeçare, shoqërohet në polici prizrenasi

Siguri

Bashkëjetoi me një femër nën moshën 16 vjeçare, shoqërohet në polici prizrenasi

news image

Një person i gjinisë mashkullore është shoqëruar në stacionin policor dje në Prizren, pasi kishte bashkëjetuar me një femër nën moshën 16 vjeçare.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren 23.09.2020 – 07:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar. /Gazeta Sinjali/