image Barcelona – Napoli, kaq persona mund ta ndjekin ndeshjen në “Camp Nou”

Futboll

Barcelona – Napoli, kaq persona mund ta ndjekin ndeshjen në “Camp Nou”

news image

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka marrë garanci nga “Cosnelleria de Sanitat” në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve që do të luhet të shtunën nga ora 21:00.

Institucioni shtetëror ka informuar UEFA-n për faktin se nuk ekziston asnjë rrezik në lidhje me zhvillimin normal të takimit, me kusht që të respektohen të gjitha masat.

Për këtë arsye është vendosur se vetëm 380 persona të jenë të pranishëm gjatë ndeshjes. Në këtë numër janë përfshirë lojtarët, trajnerët, drejtuesit, gazetarët, kameramanët dhe shërbimi i sigurisë.

Kujtojmë se ndeshja e parë është zhvilluar në stadiumin “San Paolo” dhe kishte përfunduar në “paqe” 1:1./Gazeta Sinjali/