image Barcelona mposhtet nga Villarreali për herë të parë në 14 vite

Futboll

Barcelona mposhtet nga Villarreali për herë të parë në 14 vite

news image

Barcelona ka pësuar disfatë ndaj Villarrealit në Camp Nou.

Blaugranasit janë mposhtur me rezultat 2-0 ndaj Villarrealit.

Alfonso Pedraza i dha avantazhin fillestar mysafirëve me golin e shënuar në minutën e 40-të, ndërkohë që epërsia u dyfishua në minutën e 55-të nga Moi Gomez.

Villarreali arrin të mposht Barcelonën në Camp Nou për herë të parë në 14 vite, që kur e kishin bërë për herë të fundit në mars të 2008, ku kishin fituar 2-1.

Barcelona mbyll sezonin 2021-22 e dyta në tabelë me 73 pikë të mbledhura.

/GazetaSinjaliSport/