image Barcelona i ofron Manchester City shkëmbimin e futbollistëve, skuadra angleze refuzon

Futboll

Barcelona i ofron Manchester City shkëmbimin e futbollistëve, skuadra angleze refuzon

news image

Manchester City raportohet se ka refuzuar ofertën e Barcelonës për shkëmbimin e Nelson Semedos me Joao Cancelo.

Kontrata e Semedos me Barcelonën skadon në vitin 2022 dhe katalunasit shpresojnë të fitojnë nga shitja e tij, para se vlera t’i bie, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas gazetës Marca, Manchester City nuk është i interesuar për këtë shkëmbim pasi që mendojnë se futbollisti i tyre vlenë më shumë.

Semedo ka bërë 25 paraqitje për Barcelonën duke u bërë kështu një nga mbrojtësit kryesor të kësaj skuadre.

/Gazeta Sinjali/