image Barcelona është ngopur me kërkesat e Moribas

Futboll

Barcelona është ngopur me kërkesat e Moribas

news image

Barcelona beson se ka provuar mjaftueshëm për të gjetur një marrëveshje për Ilaix Moriban, por nuk do të ofrojë më shumë sesa janë pajtuar fillimisht.

Oferta e tyre momentale do të jetë e fundit dhe nëse nuk pranon atëherë do t’i gjendet një klub i ri Moribas.

Kontrata e mesfushorit të talentuar skadon në qershor të vitit 2022 dhe Barcelona nuk dëshiron ta humbasë falas. Pasi pati paraqitje të mira në 18 ndeshje edicionin e kaluar, klubi mendon se mund të përfitojë mire materialisht nga shitja e tij.

18-vjeçari e di se Barcelona e ka seriozisht dhe po vazhdon të punojë me ekipin B, larg nga ekipi i parë.

Katalonasit shpresojnë se Ilaix Moriba do ta konsiderojë edhe një here pozicionin e tij.  /GazetaSinjaliSporti/