Barcelona dhe Manchester City raportohet se janë në garë për transferimin e Boubacar Kamara, transmeton Sinjali Sportiv.
Mesfushori defanziv raportohet se do largohet gjatë janarit dhe tashmë shumë klube janë në kërkim të tij.
‘RMC’ shkruan se Barcelona dhe Manchester City janë garë për transferimin e 21 vjeçarit.
Mediumi francez gjithashtu shkruan se nëse një ofertë e madhe bëhet për të, atëherë ai pritet të largohet.
Ndryshe, Boubacar Kamara ka kontratë të vlefshme me Marseillen deri në verën e vitit 2022. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 32 milionë euro. /Sinjali Sportiv/.