image Barcelona detyrohet ta lëshojë stadiumin 'Camp Nou' për dasma

Futboll

Barcelona detyrohet ta lëshojë stadiumin ‘Camp Nou’ për dasma

news image

Barcelona në përpjekje për të mbledhur fonde për klubin, tani kanë njoftuar se çiftet mund të japin me qira stadiumin për ditën e tyre të veçantë, me paketa të ndryshme në dispozicion.

Opsioni më i lirë, i cili do të ishte në “Foundation Lounge”, kushton rreth 1600 euro dhe do të ishte më i përshtatshmi për një dasmë të vogël me rreth 25 deri në 50 persona të pranishëm.

Megjithatë, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha., me një kapacitet prej 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë është në dispozicion për 13,500 euro.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka zbuluar gjithashtu planet për një rinovim të madh të stadiumit që do t’i shohë ata të luajnë në stadiumin Olimpik të qytetit gjatë sezonit 2023/24.

Me punimet që do të fillojnë këtë qershor, stadiumi do të njihet edhe si ‘Spotify Camp Nou’ nga sezoni i ardhshëm pas një marrëveshjeje sponsorizimi prej 250 milionë funtesh.

/GazetaSinjali/