image Barcelona bën detyrën ndaj Osasunës

Futboll

Barcelona bën detyrën ndaj Osasunës

news image

Barcelona ka arkëtuar tre pikë të reja ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas, transmeton Sinjali Sport.

Katalanasit ishin nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund rezultati e tregoi këtë.

Në pjesën e parë, Lionel Messi dhuroi një asistim fantastik për Jordi Alban i cili me një goditje fantastike i dha Barçës avantazhin në minutën 30.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Barcelonës.

Në pjesën e dytë, Barça vazhdoi me paraqitje të mirë.

Messi dhuroi edhe një asistim, këtë herë për talentin e ri, Ilax Moriba i cili shënoi golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës, ai shënoi në minutën 83 për të dyfishuar avantazhin dhe vulosur rezultatin e ndeshjes.

Tani, Barça mban pozitën e dytë me 56 pikë, dy me pak se Atletico Madrid që kanë ndeshjen e ardhës për ta zhvilluar kundër Real Madridit. /Gazeta Sinjali Sporti/