image Barack Obama feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga Michelle - Sinjali

Barack Obama feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga Michelle

news image

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama feston sot ditëlindjen. Ai mbush plot 61-vjeç dhe padyshim urimet kanë qenë të shumta.

Mirëpo, më i veçanti është ai i bashkëshortes së tij, Michelle, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Obamës të para shumë viteve.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Jeta me ty thjesht po përmirësohet çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua”, ka shkruar ajo krahas imazhit ku ish-presidenti shfaqet shumë i ri.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të pafundme. Aq sa mes tyre ka pasur persona që kanë kërkuar që ai të bëhet sërish president.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin