image Banorët në Mariupol po vdesin nga mungesa e ilaçeve, vetëm 3% kanë qasje në ujë

Botë

Banorët në Mariupol po vdesin nga mungesa e ilaçeve, vetëm 3% kanë qasje në ujë

news image

Vetëm 3% e banorëve të Mariupolit kanë qasje në ujë, sipas këshilltarit të kryetarit të qytetit, Petro Andryushenko. Banorët janë të detyruar të marrin ujë nga kudo, “madje edhe nga puset e ujërave të zeza”, tha Andryushenko.

Nuk ka mjekë në qytet, shtoi ai, duke theksuar se më shumë se 100,000 njerëz nuk kanë kujdes shëndetësor dhe ilaçe.

Ata po vdesin nga mungesa e ilaçeve.

Në rajonin e Donetskut nën kontrollin e trupave ruse, banorët e Mariupol po vdesin nga mungesa e ilaçeve, raporton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform duke cituar një deklaratë nga këshilli i qytetit të Mariupolit dhe kryetari i bashkisë Vadim Boychenko.

Për më shumë se dy muaj, rusët dhe bashkëpunëtorët e tyre, autoritetet e vetëshpallura të Mariupolit, kanë bllokuar aksesin e banorëve në ujin e pijshëm, në mallra dhe ilaçe. Qyteti i Mariupolit siç njihet është pothuajse i shkatërruar, duke përjetuar një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare.

Në Mariupoli ka probleme me furnizimin me energji elektrike, ujë dhe gaz natyror. Që nga fillimi i pushtimit rus të qytetit, rreth 22,000 banorë janë vrarë. Më shumë se 50,000 janë zhvendosur në Rusi dhe në territoret e pushtuara të rajonit të Donetsk.

Për momentin në qytet jetojnë më shumë se 100 mijë banorë, në kushtet e fatkeqësisë ekologjike, ndërkohë që jeta e tyre kërcënohet nga shpërthimi i sëmundjeve infektive.

/GazetaSinjali/