image Banorët në hall me qentë që ‘kujdestarojnë’ në lagjen e Muhaxherëve: S’ke guxim me dalë me marrë diçka që ke harru në veturë

Sinjalizime

Banorët në hall me qentë që ‘kujdestarojnë’ në lagjen e Muhaxherëve: S’ke guxim me dalë me marrë diçka që ke harru në veturë

news image

Qentë endacakë po vazhdojnë të bredhin rrugëve të Prishtinës, por edhe në qytetet tjera. Në shumë raste sulmohen qytetarët, teksa ende s’ka një strategji përmes së cilës mund të menaxhohen, raporton Gazeta Sinjali.

E në hall me qentë endacakë të cilët kanë pushtuar rrugët janë edhe banorët e lagjes së Muhaxherëve.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se lukunitë e qenve gjithë natën qëndrojnë rrugëve të lagjes, duke bërë të pamundur për banorët që të dalin lirshëm.

“Nëse ke harru diçka në kerr, harro që guxon me dalë me marrë prej qenve”, ka thënë sinjalizuesi për Sinjalin.

Ndryshe janë të shpeshta edhe sulmet ndaj qytetarëve, përfshirë fëmijët e vegjël, të cilët si pasojë e kafshimit nga qentë endacakë, janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital.

/GazetaSinjali/