image Banorët e Senikut, të rrezikuar nga shtyllat elektrike

Kosovë

Malishevë/ Banorët e Senikut, të rrezikuar nga shtyllat elektrike

news image

Banorët e fshatit Senik të komunës së Malishevës kanë shfaqur shqetësimin e tyre me shtyllat e vjetruara të rrjetit të energjisë elektrike.

Sipas tyre disa prej këtyre shtyllave paraqesin rrezik për jetën e fshatarëve. Ata kanë kërkuar nga  komuna që të bëj presion tek kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij rrjeti, që urgjentisht të ndërmarr masa për zëvendësimin e tyre.

Ata i shfaqën këto shqetësime në një takimi të organizuar në këtë fshat në kuadër të dëgjimeve nëpër vendbanimet e kësaj komune për  hartimin e projekt buxhetit komunal për vitin 2020.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, e ka prezantuar qarkoren buxhetore, me theks të veçantë, shtyllën buxhetore të investimeve kapitale.

“Buxheti për investime kapitale, është 3 milion e 850 mijë euro për vitin 2020 dhe ky buxhet do të ndahet për investime në të gjitha vendbanimet. Ne jemi të vetëdijshëm se ky kufizim buxhetor nuk i plotëson nevojat që kemi si komunë, por jemi këtu që bashkërisht ti paraqesim nevojat dhe ti nxjerrim prioritetet, në mënyrë që hartimi i listës së projekteve kapitale, të hartohet nga kërkesat që dalin gjatë këtyre takime, dhe për këtë qëllim jemi duke i mbajtur këto dëgjime, në të gjitha vendbanimet”, tha drejtori Mazreku.

Përndryshe, banorët e Senikut, thanë se kanë nevojë për ndërtimin e trotuarit në fshat, shtrimin e disa rrugëve, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, disa rrugë në lagjet e fshatit, meremetimin e një rruge të dëmtuar, si dhe shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Jonuzaj”.