image Ballkani i frikshëm edhe për skuadrat e Shqipërisë, shënon fitore në Durrës

Futboll

Ballkani i frikshëm edhe për skuadrat e Shqipërisë, shënon fitore në Durrës

news image

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Shqipëri, kundër KF Turbinës.

Nën drejtimin e Bledi Shkëmbit, Ballkani arriti të triumfojë në këtë ndeshje me rezultat 4-1, shkruan Sinjali Sportiv.

Mirlind Daku shënoi dy gola për suharekasit, kurse dy gola të tjerë u shënuan nga Jashanica dhe Emerllahu.

Këto ndeshje miqësore Ballkani është duke i zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore.

/Sinjali Sportiv/