image Ballafaqimi me panikun dhe mirëqenia emocionale gjatë izolimit nga koronavirusi

Këshilla/ Ballafaqimi me panikun dhe mirëqenia emocionale gjatë izolimit nga koronavirusi

news image

Derisa pandemia e koronavirusit Covid-19 përhapet në të gjithë globin, shumë e thonë që “armiku ynë më i madh është paniku”.

Qendra Kosovapre për Rehabilitimin e të Mbitjeturëve të Torturës, thotë se nuk janë vetëm individë, por janë shoqëri të tëra që sot ballafaqohen me ndjenjën e ankthit dhe panikut, ndjenja këto që kanë për burim frikën.

Mos të harrojmë që funksioni kryesor evolucionar i frikës është të na ndihmojë të mbijetojmë. Në fakt, frika është mekanizmi më i vjetër i mbijetesës. Frika na ndihmon të mësojmë të shmangim situatat e rrezikshme në të ardhmen dhe shpesh vjen nga pasiguria. Duke u ndjerë të pasigurt, ne ndjehemi në ankth, që manifestohet me ndjenjë shqetësimi dhe nervozizmi. Ankthi lind kur truri ynë nuk ka informacion të mjaftueshëm për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë në ditët në vijim. Pa informacion të saktë, është e lehtë për trurin tonë të krijojë histori frike. Përveç që ushqehet nga pasiguria, ankthi është gjithashtu ngjitës. Në psikologji, përhapja e emocionit nga një person tek tjetri quhet infeksion shoqëror.

Është njerëzore që të ndjehemi të shqetësuar dhe të posedojmë një dozë ankthi, por në të njëjtën kohë, ka shumë arsye për të mos krijuar panik.

Si të përballemi me panikun:

1. Qëndroni larg nga mediat sociale dhe lajmet e vazhdueshme negative. Përqëndrimi në histori tmerri nxit ankthin dhe frikën. “Mbani veten të informuar – me faktet mbi virusin nga burime të besueshme si Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Oranizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetë sisë Publike.

2. Njihu me faktet. OBSH e ka shpallur COVID-19 si një pandemi, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të sulmoheni. Një pandemi nuk përshkruan vdekshmërinë e një sëmundjeje, por përmasat gjeografike të përhapjes. Deri tani, 80% e njerëzve të infektuar shfaqin simptoma të buta, të ftohjes dhe të ngjashme me gripin. Gjithashtu, sipas CDC, COVID-19 mendohet të jetë një sëmundje pikash, që do të thotë se përhapet nga personi në person përmes pikave të frymëmarrjes, kur dikush kollitet ose teshtinë. Masat paraprake konstruktive për t’u marrë janë të qëndroni larg turmave, dezinfektoni sipërfaqet dhe lani duart sa më shpesh.

3. Krijoni një rutinë të re. Nëse jeni të mbyllur në shtëpi me fëmijët, përshtatuni rrethanave. Krijoni ambient, ku ju edhe fëmijët kënaqeni me kohën që kaloni bashkë.

4. Të jetosh vetëm? Telefono një shoqe/shok. Për fat të mirë, ne jetojmë në një epokë të teknologjisë që na lejon të lidhemi me miqtë, edhe pse jemi të vet-izolua r në shtë pi. Qoftë në telefon apo përmes Skype, biseda me njerëzit është vërtetuar se zvogëlon depresionin dhe ndjenjat e ankthit. (Por përpiquni të mos flisni gjithçka për koronavirusin!)

5. Nëse keni një histori ankthi, mund t’ju duhet ndihmë shtesë, rekomandohet të bisedoni me një profesionist që ofron shërbime online, i cili mund t’ju ndihmojë që të ballafaqoheni me frikën dhe ankthin.