image Ballafaqimi me koronavirusin buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë mbi 10 milionë euro

Kosovë

Plani/ Ballafaqimi me koronavirusin buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë mbi 10 milionë euro

news image

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me Komitetin Koordinues dhe Vlerësues për situatën epidemiologjike për koronavirus,  kanë përpiluar një plan të veprimit me atë së cilit kërkohen 10 milionë e 13 mijë e 253 euro, në mënyrë që institucionet e vendit të ballafaqohen në rast të shpërthimit të epidemisë.

“MSH-ja ka bërë përllogaritjen financiare të aktiviteteve që do të zhvillohen nga ministria, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Klinika Infektive dhe institucionet tjera mbështetëse, pra secili hap do të varet nga zhvillimet qe do t’i kemi në terren në orët apo ditët në vazhdim. Janë 10 milionë e 13 mijë e 295 euro. Plani i veprimit do të bëhet në zbatim, varësisht nga situata. Te gjitha janë të përcaktuara qartë në një plan të detajuar nga ekspertët”, deklaroi Vitia.

Ministr Vitia së bashku me Komitetin ka thënë se deri më tani pesë raste janë duke u testuar në Kosovë.

“Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit Deri tani janë testuar 37 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Vitia.

Vitia tutje ka theksuar se plani është i detajuar dhe përfshinë të gjitha fazat e veprimin në lidhje me ballafaqimin me këtë situatë e krejt në fund parashihet edhe mbyllja e shkollave./ Gazeta Sinjali/