image Balaj: Bordet politike e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës

Financa

Balaj: Bordet politike e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës

news image

Kryetar i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj duke folur për çështjen e Telekomit ka thënë se bordet politike e kanë dëmtuar këtë ndërmarrje.

“Në vazhdimësi bordet kanë qenë të emëruara nga Qeveritë e Kosovës. Edhe sot ato borde vijnë ashtu, nënshkrimet e kontratave janë bërë të dëmshme, duke filluar prej kontratës së Z-Mobile nga ish-shefat ekzekutiv të Telekomit, që e dimë edhe qysh kanë ardhur në Telekom. Sigurisht bordet kanë qenë në vazhdimësi politike dhe e kanë pasur një ndikim në nënshkrimin e kontratave të dëmshme”, tha Balaj në RTV Dukagjini.

Balaj shtoi se Telekomi, ndonëse po përballet me vështirësi nuk është duke falimentuar.

“Nuk po falimenton Telekomi. Shumë e dëshirojnë falimentimin e Telekomit, dhe që një kohë të gjatë ia kanë mësy, por nuk ka shanca sepse është një gjigant”, tha Balaj. /GazetaSinjali/