image Bajrami kritikon mbështetësit e Qeverisë: Po e zbatoni ligjin në mënyrë selektive, pagat të ekzekutohen nesër

Politikë

Bajrami kritikon mbështetësit e Qeverisë: Po e zbatoni ligjin në mënyrë selektive, pagat të ekzekutohen nesër

news image

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka reaguar Qeverisë për mosekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve, kërkon që pagat të dalin nesër.

Deputetja Bajrami në një postim në Facebook deklaron se të gjithë ata që po e mbrojnë Qeverinë janë duke e zbatuar ligjin në mënyrë selektive.

“Të gjithë ju që po e mbroni Qeverinë për mosekzekutim të pagave për punëtorët e arsimit dhe po thirreni në zbatushemëri të ligjit, a e dini se pagat iu kanë dalë punëtorëve të administratës të cilët po ashtu kanë qenë në grevë gjatë shtatorit”, ka thënë ajo.

Sipas saj më keq se moszbatimi i ligjit është zbatimi i tij në mënyrë selektive.

“Të ekzekutohen pagat nesër”, përfundoi ish-ministrja Bajrami.

/GazetaSinjali/