image Bajrami jep lajmin e mirë: Nesër mbi 24 mijë familje marrin dyfishin e asistencës sociale

Financa

Bajrami jep lajmin e mirë: Nesër mbi 24 mijë familje marrin dyfishin e asistencës sociale

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se mbi 24 mijë familje nesër do të marrin dyfishin e asistencës sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se nga kjo masë përfituan 24,791 familje, teksa mjetet dalin nesër gjatë ditës.

Njoftimi i plotë:

Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.

Mjetet dalin nesër gjatë ditës.

Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.

Faleminderit shumë! /Gazeta Sinjali/