image Bahtiri: Vendimi për ta vendosur Mitrovicën në Zonën e Kuqe i padrejtë

Kosovë

Bahtiri: Vendimi për ta vendosur Mitrovicën në Zonën e Kuqe i padrejtë

news image

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pasi kjo komunë u vendos në zonën e kuqe për masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, pasi numri i rasteve me COVID nuk ka kaluar mbi 120 në javën e fundit.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që Mitrovica të futet në Zonën e Kuqe për masat anti-COVID-19 është i padrejt, pasi që në bazë të numrit të popullsisë dhe praktikave të zbatuara deri më tash, komuna jonë duhet ta kaloj numrin prej 120 rasteve me COVID-19 për t’u futur më këtë zonë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai shpreson se ky vendim, sipas tij i padrejtë është marrë pa ndonjë qëllim.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga IKShP-ja në Mitrovicë për shtatë ditë kanë rezultuar 106 raste pozitiv me COVID-19. Shpresoj që ky vendim i padrejt është marrë pa ndonjë qëllim dhe kërkoj nga ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z.Armend Zemaj që t’i verifikoj statistikat dhe ta rishqyrtoj këtë vendim”, ka shkruar Bahtiri./Gazeta Sinjali/