image Bahtiri tregon pse shkarkoi drejtorin e Arsimit: Kishte deklaruar se "Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim" - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Bahtiri tregon pse shkarkoi drejtorin e Arsimit: Kishte deklaruar se “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”

news image

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar vendimin e tij për shkarkimin e ish-drejtorit të Arsimit, Ismet Ferizi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se ka marrë këtë vendim pasi që Ferizi kishte deklaruar se “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”.

Sipas tij, ky diskriminim në baza fetare ka qenë i pa pranueshëm dhe i patolerueshëm, ku është dashur që të marrë veprimin për lirimin e tij nga detyra.

“Përndryshe, Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë kompetencë dhe përgjegjësi për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pasi që përzgjedhjen e tyre e bën komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës.

Ndryshe, sot kam miratuar përzgjedhjen e drejtorëve të rinj, të cilët janë rekomanduar nga komisioni. Kjo dëshmon se pretendimet për ndërhyrje në këtë proces nga unë, kanë qenë shpifje ndaj meje si kryetar komune”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin