image Baerbock, Gjuriqit: Normalizimi me Kosovën, kyç në rrugën drejt BE-së

Politikë

Baerbock, Gjuriqit: Normalizimi me Kosovën, kyç në rrugën drejt BE-së

news image

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka pritur mbledhur të martën ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, në Berlin.

Në një takim të ndarë me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, e para diplomacisë gjermane i ka thënë atij se pa normalizim me Kosovën, s’ka BE.

“Dialogu intensiv është puna thelbësore e diplomacisë. Annalena Baerbock theksoi sot në një bisedë me homologun serb, Marko Gjuriq, se sundimi i ligjit, CEFTA dhe normalizimi me Kosovën janë qendrore në rrugën drejt BE-së”.

“Gjermania është në dispozicion si partnere për reforma të mëtejme”, citohet të ketë thënë Baerbock.

/GazetaSinjali/